Andi Rembeci: Akademia e të rinjve synon të mbajë shkenctarët e rinj brenda vendit

schedule16:51 - 8 Janar, 2018

schedule 16:51 - 8 Janar, 2018

Akademia e Shkencave synon që të mbajë brenda vendit shkenctarët e rinj. Kryetari i Akademisë së të rinjve, Andi Rembeci, sqaroi për ABC News se institucioni ka si qëllim të mbushë hendekun aktual mes studiuesve të rinj dhe më të vjetër.

Akademia e të Rinjve, sipas kryetarit Andi Rembeci, nuk është dublim i akademisë mëmë, por ajo ka lindur për të përmbushur hendekun që ekziston mes studiuesve të njohur dhe atyre të rinj.

“Ngatërrohet dhe duket sikur Akademia e të Rinjve është si rezultat i reformës që kërkon qeveria apo është si një pjesë që do të reformojë Akademinë e Shkencave. Jo, Akademia e të Rinjve ka synimin dhe qëllimin e saj, pavarësisht nëse Akademia e Shkencva do të reformohet në çfarëdolloj forme që do të pasojë. Qëllimi i Akademisë së të rinjve është, organizimi, mbështetja dhe zhvillimi i kërkimit shkencor tek studiuesit dhe kërkuesit e rinj shqiptar. Së dyti mbushja e një zbrazëtie ndërmjet brezave të studiuesve që është normale dhe ndodh kudo, ndermjet brezave të studiuesve me eksperiencë dhe studiuesve të rinjë ku gjithmonë ka një hendëk ka dhe një përplasje. Ne duam që ky hendeku të mos bëhet në urë që ndan, porn ë urë që bashkon”.

Synimi i kësaj akademie, sipas Rembecit, është moslargimi i trurit jashtë vendit, pasi sipas kryetarit, i cili është edhe petagog në Universitetin e Tiranës, largimi ndodh edhe për çështje meritokracie dhe jo financimi.

“Jo vetëm përkrahja financiare, por edhe përkrahja e meritokracisë. Në realitetin shqiptar vihet re që meritokracia jo gjithmonë zë vendin e duhur. Të mbështesim dhe të thithtim mbrapa mendjen e ndritur që është larguar nga vendi ynë, të paktën të mos lejojmë që për arsye minimale mbështetëse në infrastruktura apo në kërkimin shkencor në vend të largohet pjesa e re e mendjeve të ndritura të kërkimit shkencor të vendit.”

Por si do të funksionojë Akademia e Shkencave në aspektin financiar.

“Në Akademinë e Shkencave ekziston në buxhetin e saj një zë i veçantë dhe për Akademinë e të Rinjve, qoftë për zhvillimin e kërkimeve dhe projekteve kërkimore të ndryshme që Akademia e të Rinjve do të fillojë të ketë, qoftë në mbështetjen infrastrukturore të kryerjes së veprimtarive të saj, qoftë dhe për mbështetjen financiare për pjesëmarrjen e anëtarëve të Akademisë së të Rinjve në konferenca shumë të rëndësishme. Përveç fondit që ne na je psi mbështetje Akademia e Shkencave, ne sigurisht do të synojme që të integrojmë bështetje financiare nëpërmjet projekteve të ndryshme edhe Brenda rrjetit të Akademisë së të Rinjve të Europësse të Akademisë Globale së të Rinjve”.

Ndërkohë që për të qenë pjesë e Akademisë së të Rinjve ka kritere të përcaktuara si në aspektin e titullit Doktor i Shkencave dhe në moshë.

“Sigurisht që Akademia e të Rinjve synon që anëtarësinë e saj ta ketë nga kërkues të rinj të cilët janë shquar përsa i përket veprimtarisë së tyre kërkimore shkencore në fushat përkatëse. Për të dalluar këtë veprimtari janë një sërë kriteresh siç është doemos zotërimi I titullit “Doktor i Shkencave”, një veprimtari e spikatur kërkimore dhe shkencore në fushën e botimeverestigjoze jashte vendit dhe një sërë dukurish të tjera që shprehen qartë në vendimin e themelimit, por dhe që do gjykohen dhe nga një komision përbërë dhe në momentin e pranimit të anëtarëve të rinj nga Akademia e Shkencave mëmë, nga Akademia e të Rinjve dhe nga studiues të spikatur. Numri ërbërës i Akademisë së të Rinjve do të jetë 40 dhe mosha e hyrjes së anëtarësisë nuk do të jetë më tepër se 40 vjeç”.

Akademia e të Rinjve tashmë është pjesë e Akademisë së të Rinjve botërore dhe asaj europiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!