Seanca plenare në Kuvend/ Përmeti: PS të sjellë ligj për lista të hapura, ndryshe bojkotojmë

schedule11:39 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:39 - 24 Shtator, 2020

Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, deputeti Andi Përmeti deklaroi se mazhoranca duhet të sjellë ligj për listat, në të kundërt do të duhet ta bojkotojnë.

“PS të sjellë ligj për lista të hapura ose ta votojë me vota të blera”, tha Përmeti.

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të ashpra, ku deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga salla.

Ndonëse Ruçi i është drejtuar që ai të lërë sallën, Alimadhi nuk ka pranuar që të dalë nga Kuvendi duke shkaktuar më pas edhe ndërprerje të seancës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!