“Andi, e ke mendjen vetëm te paratë”, Sindikata i përgjigjet Agustin Kolës

schedule12:35 - 12 Maj, 2020

schedule 12:35 - 12 Maj, 2020

Andi Lila kritikoi një ditë më parë klubet e futbollit në Shqipëri, si dhe Enkel Alibeajn, ndërkohë që më pas pati edhe reagime të tjera. Agustin Kola thekson se Lila e ka mendjen vetëm te PARET, si dhe flet edhe për ndeshjen e bamirësisë së bërë pas tërmetit të nëntorit. Ndër të tjera ai thotë se u kërkohen para futbollistëve, në mënyrë që të bëhen pjesë e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë.

SFPSH, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Meglid Mihani, ka lëshuar edhe një deklaratë mbi atë që Agustin Kola ka thënë: “Për të drejtpërdrejtin, profesor Agustinin. Profesor keni gabuar në nuhatjen tuaj se Sindikata e Futbollisteve është prona e Andi Lilës, është e të gjithë futbollistëve. Profesor keni gabuar kur thoni se Sindikata nuk interesohet për futbollistet, këtë më mirë e dinë futbollistet.

Profesor të gjithë ne punojmë për para, se ushqejmë familjet tona, por asnjëri nga anëtaret e kryesisë nuk paguhet nga Sindikata. Sigurisht që nuk kemi bërë as tendera për të fituar ndonjë PARE. Unë të ftoj të vish nesër në Durrës dhe të shikosh se si janë përdorur lekët e aktivitetit, për të cilin të ka mbetur hatri se nuk u bëre pjesë.

Profesor, duke ju njohur se jeni i drejtpërdrejtë, më thoni ose privatisht ose publikisht se cili person ju ka thënë se duhen 25000 për t’u anëtarësuar në Sindikatën tonë. Duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës, për mua ky informacion ka shume interes. Meglid Mihani”.

 

Agustin Kola (m) dhe Refik Halili, duke ndjekur një ndeshje të bardhebluve

QËNDRIMI I AGUSTIN KOLËS – “Dy fjalë për ish futbollistin, tashmë sindikalist, Andi Lila. I dashur Andi, jam gëzuar shumë kur mësova muaj më parë nismën tënde për krijimin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Besoja shumë që do të ngrije zërin mbi shumë problematika të mëdha që mungojnë te ta, që nga kushtet e stërvitshmërisë e deri te ana financiare.

Më vjen shumë keq të të them se nga dita e parë e deri më sot, i vetmi shqetësim i yti kanë qenë dhe mbeten paratë. Kështu filloi dhe rruga sindikaliste, si ato sindikalistë që kanë 30 vite që kujdesen vetëm për PARE. Aktiviteti jot i parë më la një shije të hidhur. Pasi more stadiumin pa paguar asnjë kacidhe dhe le jashtë skuadre emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, premtove që do të ndihmoje të dëmtuarit nga tërmeti.

Kë ndihmove? Premtove transparencë dhe nuk dimë akoma sa lek mblodhe, sa shpenzove, kë ndihmove. E ke nisur keq i dashur Andi. Puna jote e parë me zemër sindikalisti tregoi fare mirë se ti nuk e paske në plan t’i ndihmosh futbollistët. Po prisja mos kisha gabuar në nuhatje dhe doja të të jepja kohë të më thoje që kam nuhatur keq, por e vërtetova pak ditë më parë.

Një miku im më tha se një lojtar i Kategorisë së Parë për t’u anëtarësuar te Sindikata jote duhet të paguajë 250 mijë lek. Unë i dashur Andi mendoj se jo çdo gjë është lek, lek, dhe vetëm lek. Problemet e futbollistëve dhe përfaqësimi i tyre duhet bërë edhe pa paguar lek për tu bërë anëtar nderi në Sindikata që punojnë për lekë. Bëhu i besueshëm i dashuri Andi dhe besoj se në atë moment do të të marrin seriozisht. Agustin Kola ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe nuk është përdorur nga njeri”, shkruan Kola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!