Andi Bejtja: Në Tiranë ka pasur qytetari më shumë në komunizëm sesa tani

schedule22:00 - 12 Janar, 2021

schedule 22:00 - 12 Janar, 2021

Gazetari Andi Bejtja është bërë nostalgjik ka në emisionin “Refleksione” ka rrëfyer se si ishte niveli i qytetarisë në Tiranë në kohën e komunizmit dhe si e sheh ai sot.

Bejtja përshkruaj me detaje disa nga gjestet e qytetarisë dhe marrëdhëniet e kryeqytetasve me njëri tjetrin dhe qytetin në kohën e komunizmit, por duke treguar edhe atë që ndodh sot.

Mes të tjerash gazetari theksoi se kalimi nga komunizmi në kapitalizëm, nga pikëpamja e marrëdhënieve të njerëzve me njëri tjetrin, por dhe të asaj se çfarë quajmë vlerë, Bejtja thotë se ky ndryshim na e shkatërroi qytetarinë.

“Është e vërtetë që në komunizëm ka pasur më shumë qytetari sesa sot që jemi të lirë. Atëherë përshëndeteshim më shpesh me fqinjin…, ndërsa sot jemi bërë më të egër, qytetaria ka humbur kjo për shumë arsye…Dikur prindërit për vajzat ëndërronin që të merrnin një burrë me shkollë të lartë, sot të gjithë ëndërrojnë që të marrin një burrë me të ardhura më të mira.

Pra, në këtë pikëpamje, kalimi nga komunizmi në kapitalizëm na e shkatërroi qytetarinë,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione” në ABC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!