Andi Bejtja në “Refleksione”: Për sa kohë do ketë njerëz të vetmuar, letërsia nuk do të vdesë kurrë

schedule22:12 - 12 Janar, 2021

schedule 22:12 - 12 Janar, 2021

Poeti dhe gazetari i njohur, Andi Bejtja deklaron se për sa kohë do ketë njerëz të vetmuar, letërsia nuk do të vdesë kurrë.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Bejtja sqaroi se njeriu përsoset gjatë vetmisë. Bejtja foli me shumë pasion për letërsinë, por sqaroi se njerëzit ditët e sotme nuk lexojnë më, më shumë se 7 sekonda dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht, dhe kjo e ka dëmtuar letërsinë.

Gjithashtu, gazetari sqaroi se shumë shkrimtarë të mëdhenj gjatë komunizmit, kur filluan të shkruanin në demokraci nuk patë suksesin  që patën me veprat e tyre, qoftë edhe të censuruara, siç e patën në komunizëm. Ai tha se kjo ka ndodhur si në kinema edhe në letërsi.

“Mendoj se letërsia në të gjithë botën ka ngrënë një lloj shkelmi për shkak të zhvillimeve të ditëve të sotme, sidomos për shkak të teknologjisë, onlin-it.

Njerëzit nuk lexojnë më, më shumë se 7 sekonda dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht, dhe kjo e ka dëmtuar letërsinë, por mendoj se për sa kohë do të ketë njerëz të vetmuar letërsia nuk do të vdes kurrë. Sepse njeriu përsoset gjatë vetmisë.

Shumë shkrimtarë të mëdhenj gjatë komunizmit, kur filluan të shkruanin në demokraci nuk patë suksesin  që patën me veprat e tyre, qoftë edhe të censuruara, siç e patën në komunizëm… Kjo ka ndodhur si në kinema edhe në letërsi.

Sidoqoftë nuk mendoj se nuk ka letërsi, por ka shumë pak shkrime për shkak të atyre arsyeve që përmenda më sipër,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!