Me vetëm 1 humbje, në plot 25 javë kampionat janë padyshim skuadra për t’u mundur në elitën e futbollit spanjoll. “Galaktikët” e Real Madrid do të zbresin mbrëmjen e kësaj të diele, në fushën e “Santiago Bernabeu”, aty do të presin “Anadaluzianët” e Sevilla, në një përballje fantastike, të vlefshme për javën e 26-të, të La Liga.
Sa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar në fushë “Galaktikët” e tij, me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur ukrainasi, Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Lucas Vazquez e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e Nacho Fernandez. Në krahët e mesfushës janë Brahim Diaz e Valverde, ndërsa si organizatorë, Aurelian Tchuameni e Toni Kroos, me dyshen braziliane, Vinicius Junior e Rodrygo, që do të vendosen në majën e sulmit.
Në krahun tjetër, tekniku, Quiqe Sanchez Flores ka përzgjedhur, po formulën 4-4-2, për “Andaluzianët” e tij, ku në portë është norvegjezi, Nyland. Në mbrojtje janë Jesus Navas, Loic Bade, Sergio Ramos e Salas. Mesfusha me katër përbëhet nga Torres, Soumare, Ocampos e Djibril Soë, ndërsa në sulm janë Romero dhe “bomberi” maroken, Youssef En-Nesyri. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: