Sevilla zgjedh trajnerin e ri, të tretin për këtë sezon për skuadrën “andaluziane”, që po zhvillon një sezon shumë poshtë pritshmërive, teksa pasardhësi i uruguaianit Diego Alonso është Quique Sanchez Flores, me 58-vjeçarin nga Madridi, që ka firmosur deri në verën e vititi 2025 me skuadrën e tij të re.
Më herët në karrierën e tij, tekniku sapnjoll ka drejtuar skuadra të njohura në La Liga, si Atletico Madrid, Valencia, Getafe, Espanyol dhe jo vetëm, pasi ka drejtuar edhe “gjigantët” portugezë të Benfica, si dhe një ekip të njohur në Angli, sic është Watford.
Misioni i Quique Sanchez Flores është rikthimi i entuziazmit dhe rezultateve pozitive te skuadra “iberike”, me “andaluzianët”, që renditen aktualisht në vendin e 17-të renditjes, me vetëm 13 pikë, pas 16 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al