Ancelotti zbulon se cilat do të ishin votat e tij për Topin e Artë 

schedule13:35 - 30 Nëntor, 2021

schedule 13:35 - 30 Nëntor, 2021

Në larminë e opinioneve që gjeneron gjithmonë dhënia e Topit të Artë , këtë mëngjes i është bashkuar edhe Carlo Ancelotti . Trajneri italian në një konferencë për shtyp është pyetur për drejtësinë e fitores së Messit dhe se cilët do të ishin të zgjedhurit e tij nëse ai vetë do të kishte votuar.

Italiani, besnik i stilit të tij karizmatik, përgëzoi Messin , i dha vetëm rëndësi çmimit individual pasi futbolli është sport në grup dhe tregoi të zgjedhurit nëse do të kishte votuar në procesin zgjedhor.

Unë jam trajner i Real Madridit dhe nuk mund të zgjidhja asnjë lojtar tjetër përveç skuadrës. Nëse do të më duhej të votoja do të kisha votuar me Benzeman si të parën, Vinicius të dytin, Courtois të tretin, Casemiro të katërtin, Kroos të pestin, eh … Modric , Camavinga … Nuk e di kujt më ka lënë tjetër. Kjo është kështu, por ne duhet ta respektojmë dhe të urojmë Messin”, u shpreh italiani në një nga pikat kryesore të konferencës për shtyp para duelit kundër Athletic Bilbao Club. r.t/abcnews.al