Tashmë dihet botërisht situata që po përjeton Vinicius Jr pas abuzimeve raciste të pësuara gjatë ndeshjes kundër Valencias të dielën.
Në mbrojtje të brazilianit doli edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid.
“Ai ka qenë dhe është viktimë e asaj që po ndodh. Tifozët sillen në mënyrë të pametë dhe, meqë ra fjala, kur flas për Mestalla nuk i referohem 46 mijë tifozëve, por një grupi që ka bërë shumë keq me ato veprime. Si në Mallorca, Valladolit, është zakon.
Përtej racizmit, duket zakon të ofendosh. Ajo që tha Xavi më duket shembullore. Pse i normalizojmë fyerjet në futboll? Më akuzuan se nuk isha i lezetshëm, por më tepër më thanë se isha memec. Edhe përse? Është gjithashtu e patolerueshme të ofendosh. Duhet të ndalet. Pas krahëve të thonë fjalë nga më të rëndat.
E gjithë kjo duhet të ndalet, të marrë fund. Spanja nuk është raciste, por ka racizëm në Spanjë dhe duhet të ndryshojë”, ka përfunduar i revoltuar Ancelotti./h.ll/abcnews.al