Ancelotti ka filluar të ushtrojë presion mbi lojtarët e tij. Tekniku i Everton ka bërë një nisje të mirë sa i takon rezultateve, por loja e të tijve nuk e kënaq aspak. Everton fitoi me shumë vështirësi 1-0 përballë modestëve të Brighton në fundjavë dhe paraqitje të tilla nuk janë aspak të pranueshmes për Ancelottin.
“Reagimi i lojtarëve të mi ishte i mirë, por ideja ime është që ne nuk kemi pse të reagojmë, ne duhet të veprojmë,” tha fillimisht trajneri i Everton.
“Fakti që duhet të reagojmë, do të thotë që në një moment më përpara se të mos vepronim mirë. Një pjesë e punës sime është të sigurohemi që të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe duhet të jemi konkurrues, me më shumë intensitet.
Dhe fakti që ne nuk kemi ndeshje aktualisht në mes të javës, mund të na ndihmojë të përmirësojmë sa më shpejt gjërat që dua t’i përmirësoj”, tha Ancelotti./abcnews.al