Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, siç raportohet nga “El Nacional”, ka dhënë një ultimatum për Eden Hazard sepse ndihet i ngopur me sjelljen e belgut.
Tekniku italian, i cili muajt e fundit është shprehur disa herë për qëndrimin e dobët të ish-lojtarit të Chelseat, në fakt, nuk është aspak i kënaqur me performancën e Hazard dhe ka arritur në pikën për të marrë një vendim drastik.
Prandaj, duke e përmbledhur situatën me pak fjalë, e ardhmja e Hazard, i blerë nga “Los Blancos” në vitin 2019 për një shifër rreth 160 milionë euro, është vetëm në duart e tij, pasi Ancelotti ia ka bërë të qarta gjërat./ h.ll/abcnews.al