Barcelona ndodhet në një moment tepër delikat. Katalanasit akuzohen për korrupsion në bashkëpunim me ish-zëvendëspresidentin e arbitrave, Negreira, kompanive të të cilit klubi pagoi 7.3 milionë euro mes viteve 2001 dhe 2018.
Në lidhje me këtë situatë, është pyetur trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti i cili ka dhënë një përgjigje të sinqertë dhe nuk ka heshtur.
Çfarë ju shqetëson më shumë për këtë çështje?
“Kam 40 vjet që jam në botën e futbollin dhe kur ndodhin këto llok problemesh na shqetësojnë të gjithëve. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të gjejë zgjidhje”, është shprehur Ancelotti./h.ll/abcnews.al