Ancelotti: Për Brazilin nuk do të flas kurrë, sot jam trajneri i Real Madrid

schedule11:25 - 21 Korrik, 2023

schedule 11:25 - 21 Korrik, 2023

Në një intervistë për Mario Corteganan, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e tij te Real Madrid dhe faktit që ka marrëveshje për t’iu bashkuar Kombëtares së Brazilit në vitin 2024.

Por, Ancelotti tani ka befasuar me fjalët e tij, duke thënë se nuk do të flasë kurrë për Brazilin dhe se do të qëndrojë te Reali.

“Unë nuk do të flas kurrë për Brazilin, unë jam një trajner i Real Madrid dhe unë do të qëndroj”, tha Ancelotti.

“Unë nuk do të flas më për këtë çështje. Unë kam një kontratë dhe unë po e respektojë atë, do të shohim se çdo të ndodhë vitin e ardhshëm”, shtoi më tej tekniku italian./h.ll/abcnews.al