Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka folur pas përfundimit të sfidës së djeshme. Ai nuk bën drama pas humbjes së thellë mbrëmjen e kaluar ndaj Manchester City. Një rezultat 4-0 bombastik që do të vinte në dyshim këdo, por jo “Mbretin Charles” që nuk dëshiron t’i vijë keq për veten pas finales së humbur.
“Ata luajtën më mirë se ne dhe e meritonin të arrinin në finale. Nuk kishte qark të shkurtër, ata ishin të fortë, shtynë fort dhe kaluan në epërsi në pjesën e parë.
Kjo humbje nuk e vë në dyshim atë që është bërë. E ardhmja ime është shumë e qartë dhe kjo humbje do të na ndihmojë të jemi më të mirë vitin e ardhshëm. Nuk ka dramë, le të shohim nga e ardhmja. Vitin e kaluar fituam, këtë vit jemi jashtë dhe në futboll ndodh kjo.
Në pjesën e dytë u përpoqëm të ktheheshim në lojë dhe ishte e pamundur. E prisja atë fillim, pastaj duhej ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Por ne gjetëm një rival të fortë dhe duhet të pranojmë që na eliminuan nga gjysmëfinalja. Ne nuk kemi mundur të luajmë një tjetër finale, por kemi bërë mirë këtë sezon dhe do të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm”, është shprehur Ancelotti./h.ll/abcnews.al