Ka mjaftuar goli fantastik i Brahim Diaz për t’i dhënë fitoren skuadrës së Real Madrid në transfertën ndaj Leipzig, në sfidën e vlefshmë për 1/16 e Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i spanjollëve, Carlo Ancelotti, ka theksuar se në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”, do të luhet një tjetër “muzikë” dhe pret të shohë fytyrën e vërtetë të skuadrës së tij.
“Ishte një ndeshje e vështirë, e luftuar shumë në çdo cep të fushës. E prisnim të ishte e tillë, por skuadra ishte gjithë kohën në kontroll të lojës, ndaj edhe kjo mund të jetë një notë pozitive. Largohemi me avantazhin e një goli, duke qenë të bindur se në Madrid do të shohim një tjetër ndeshje, do të luhet një tjetër muzikë”, u shpreh tekniku italian./h.ll/abcnews.al