Anceloitti ka folur përpara mediave për disa çështje, ku më kryesorja ishte Mbappe dhe qëndrimi i tij në Madrid.
Unë e dua Real Madrid dhe dua të qëndroj këtu. Do të qëndroj edhe kur të mos jem më trajner. Kisha kontakte me Brazilin, e vërtet, por nuk kisha dhënë një përgjigje përfundimtare pasi isha duke pritur rinovimin me Real Madrid. Jam i lumtur të qëndroj këtu.
Nënshkrimi i një qendërmbrojtësi në janar? Nuk do ta bëjmë. Kemi Nacho dhe Rudiger, gjithashtu Tchouameni dhe Carvajal që mund ta bëjnë atë rol.
Mbappe është i lirë të nënshkruaj me cilido ekip në këto moment? Nuk dua ta komentoj këtë gjë. Nuk kam koment, ju gazetarët e dini që ne nuk flasim për këtë gjë, deri në ditën që mund të ndodhi”, është shprehur ndër të tjera Ancelotti./h.ll/abcnews.al