Ancelotti: Interi është një ekip i kompletuar, por tani po mendoj për Real Sociedadin

schedule14:04 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 14:04 - 3 Dhjetor, 2021

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Sociedad, ndeshje që luhet tre ditë para ndeshjes ndaj Interit.

Dhe për Nerazzurrët ai deklaroi: “Interi është një ekip i kompletuar, ata po bëjnë mirë. Por tani ne nuk po mendojmë për ata apo Atléticon (12 dhjetor). Më duhet të mendoj për formacionin më të mirë për të mposhtur Real Sociedad”.

Për mungesën: “Bale është kthyer në grup edhe nëse nuk do të thirret. Pjesa më e madhe e skuadrës është në gjendje të mirë. Hazard? Ai nuk ka bërë gjithçka që pritet prej tij. Ai është në skuadër dhe mund të luajë të tjera ndeshje”./h.ll/abcnews.al