Ancelotti i mbyll derën Kean: Ecim përpara me Lewin dhe Richarlison

schedule23:11 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 23:11 - 28 Dhjetor, 2019

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, mori fitoren e dytë në po kaq ndeshje që nga rikthimi i tij në Premier League. Strategu italian arriti të mposhtë ekipin e Newcastle në transfertë, me rezultatin 1-2. Në fjalën e tij për SkySport, Don Carlo foli për disa tema, si dhe la të kuptohej se Moise Kean, është alternativë e tretë pas Calvert-Lewin dhe Richarlison.

“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që në fillim. Kishim shumë vështirësi, sidomos në gjysmën e parë të pjesës së dytë. Newcastle arriti të barazojë, por me kalimin e minutave, arritëm të merrnim kontrollin dhe shënuam sërish. Skuadra po rritet dhe kjo gjë më mban me shpresë për të ardhmen.

Jemi ende në fillim, gjithçka meritë e Ferguson. Ai bëri një punë të mirë, kur erdha unë këtu, çdo gjë ishte në rrugën e duhur. Gjithsesi, ne po punojmë sërish për t’u rritur edhe më shumë. Zëvendësimet? Delph është mesfushor i shkëlqyer, na duhej kontroll i topit.

Ai është edhe më i rëndësishëm në fazën difensive. Kur ai u fut në fushën e lojës, kishim një kontroll të plotë. Calvert-Lewin? E njoh prej disa kohësh, ai është një lojtar me të ardhme të madhe. Së bashku me Richarlison, do të na udhëheqin përpara”, përfundoi Ancelotti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!