Pushimet mbaruan për Luka Modric, i cili i është bashkuar Real Madrid në stërvitje. Mesfushori kroat është i karikuar në maksimum dhe optimist në lidhje me sezonin e ri.
Në stol është rikthyer Carlo Ancelotti, i cili fitoi Champions League e dhjetë me “Los Blancos” shtatë vite më parë. Modric ndihet i lumtur dhe thur elozhe për teknikun italian.
“Jam rikthyer me entuziazëm të madh dhe me dëshirën për të punuar fort në lidhje me sezonin e ri. Jam i lumtur që jam bashkuar me shokët e skuadrës.
Ndihem shumë mirë edhe që rigjej Carlo Ancelottin pas disa viteve. Ai është një trajner madhështor, rikthimi i tij na ka gëzuar jashtë mase të gjithëve.
Shpresoj që të ketë sukses edhe në aventurën e dytë me Real Madrid. Duam të fitojmë sërish trofe, njësoj si në të kaluarën“, deklaroi mesfushori kroat. /abcnews.al