Përveç lojtarëve madrilenë tepër i gëzuar për triumfiun në transfertën e Cadiz mbrëmjen e djeshme u duk dhe tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ku në fjalën e tij për mediat nuk munguan as superlativat për djemtë e tij.
Për mediat, Ancelotti vlerësoi performancat e Marco Asensio, por nuk la pa përmendur as punën në grup e as rolin kyç që ka “bomberi” francez, Karim Benzema në “skemat” e kreut të pankinës.
“Mendoj se Asensio po ruan të njëjtin nivel si vitin e kaluar, ai është vendimtar sepse shënon me shanset që ka. Pak gola? Preferoj punën në grup, nuk ishte e lehtë për t’u përgatitur dhe qëndrimi i lojtarëve ishte spektakolar. Këto ndeshje të bëjnë të kesh më shumë dyshime, sepse shumë kanë bërë mirë. Tchouaméni luajti shumë mirë, Ceballos, Asensio, Karim i zakonshëm. Kam dyshimet e mia, por edhe qetësinë shpirtërore për të pasur kaq shumë alternativa.
Po bëjmë shumë mirë, skuadra ka energji, të dhënat e Karimit që është 35 vjeç dhe ka luajtur dy ndeshje të tilla radhazi janë shembulli më i mirë. Mund të kishim bërë më mirë këtë sezon, mendoj se kemi paguar shumë në janar. Humbëm pikë të cilat aktualisht na vënë në disavantazh. Benzema e pashë kaq mirë, të freskët. Jam i trishtuar sepse ai nuk shënoi, por ishte kënaqësi ta shihja dhe ishte e vështirë ta largoja sepse doja ta shijoja në fushë. Kroos dhe Vinicius? Ata janë gati për të luajtur, ata tashmë janë stërvitur sot dhe do të jenë në maksimumin e tyre të martën”,- është shprehur në fjalën e tij, tekniku Ancelotti. /i.m /abcnews.al