Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të rifillimit të kampionatit spanjoll.
Një nga pyetjet e bëra ndaj tij kishte të bënte me një thirrje të mundshme nga Federata e Futbollit të Brazilit për rolin e trajnerit.
“Nuk më kanë telefonuar, por nëse do të ishin vërtet të interesuar do ta vlerësoja. Megjithatë është e qartë. Nuk do të them kurrë se në Madrid aventura ime këtu ka mbaruar”, është shprehur tekniku italian i “Los Blancos”./h.ll/abcnews.al