“Haaland te City? Nuk më pëlqen të flas për këto gjëra. Ai është një lojtar i madh në një klub të madh, por unë jam me ekipin tim që më dha një tjetër finale të Champions League.”
Kështu ka deklaruar Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, duke komentuar kalimin e sulmuesit norvegjez nga Dortmund te Manchester City. Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Levantes, Ancelotti u përpoq të distancohej nga këërkesat e merkatos dhe ardhjet e mundshme të Rudiger dhe Mbappe.
“Pa finales do të ketë kohë për të folur për këtë. Tani për tani ne duhet ta përfundojmë mirë sezonin. Të flasësh për mëkaton e së ardhmes nuk është një gjë e mirë, nuk dua. Dua të flas për të nesërmen. Cortuois, Vinicius dhe Benzema do të rikthehen nga minuta e parë. Është dita për të folur për këtë gjë, jo për blerje të supozuara në merkato”./h.ll/abcnews.al