Ancelotti e Mourinho, gati për “samba”/ Trajneri italian dhe ai portugez, kandadatë kryesor për Brazilin

schedule12:28 - 4 Prill, 2025

schedule 12:28 - 4 Prill, 2025

Dy trajnerë të ndryshëm, në karakter dhe idetë që kanë për futbollin. Por që të dy fitues. Karlo Ançeloti dhe Jose Mourinho e kanë shprehur respektin reciprok sa herë iu është dashur të sfidohen me skuadrat e tyre, ndërsa tani duhet të përballen në një garë personale.

Tekniku italian dhe ai portugez janë kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, pankina e të cilës ka mbetur bosh pas largimit nga detyra të Dorival pas humbjes së fundit 4-1 kundër Argjentinës.

Ançeloti ka qenë edhe më parë shumë pranë “Selecao”, por vendosi të rinovojë kontratën me Real Madrid. Gjithsesi, në Spanjë janë të bindur se ky do të jetë sezoni i fundit i tij me skuadrën madrilene, ndërsa stoli i një kombëtare prestigjoze si ajo e Brazilit e josh trajnerin italian.

Por sipas mediave braziliane, mes kandidatëve për të marrë drejtimin e pesë herë kampionëve të botës, janë rritur ndjeshëm kuotat e Jose Mourinho. “Special One” gjithashtu pritet të jetë I lirë në fund të sezonit pas një aventure aspak të mirë personale dhe sportive me Fenerbahçe në Turqi.

Duke qëndruar në raportet mediatike, pankina e “Selecao” do të zgjidhet mes Ancelotti dhe Mourinho, pasi Federata Braziliane e Futbollit kërkon një emër të madh për të përgatitur skuadrën për finalet e “Botërorit 2026” dhe sidomos për t’I dhënë fund viteve të gjatë pa asnjë sukses ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!