Ancelotti e Modriç, lamtumirë/ Trajneri dhe mesfushori kroat largohen nga “Bernabeu”

schedule23:02 - 24 Maj, 2025

schedule 23:02 - 24 Maj, 2025

Ditë me emocione tepër të forta në “Santiago Bernabeu”.

Tifozët e Realit përshëndetën për herë të fundit dy legjenda të klubit, yllin kroat Luka Modriç dhe trajnerin Karlo Ançeloti.

Personalitetet e mëdha ishin për herë të fundit në radhët e madrilenëve në ndeshjen e La Ligës ndaj ekipit bask, Sociedad, dhe lamtumira ishte e jashtëzakonshmë.

Modriç, me numrin 10 në shpinë dhe me shiritin e kapitenit, u zëvendësua në minutën e 86-të duke fituar brohoritjet e rreth 80 000 tifozëve në stadiumin e Madridit.

Ai largohet pas 13 sezoneve tek Reali, duke fituar 28 trofe me skuadrën spanjolle, përfshi 6 Champions dhe katër tituj kampion në La Liga.

Lamtumirë e madhe edhe për trajnerin Karlo Ançeloti.

Njeriu I shquar I stolit I dha fund etapës së tij të dytë në “Bernabeu”, ndërsa në qershor do të jetë trajner I Brazilit.

Italiani drejtoi skuadrën nga viti 2013 deri në 2015 dhe nga 2021 deri tani.

Gjithsej fitoi 3 Champions dhe dy La Liga me Realin, dhe u bë tekniku me më shumë trofe në historinë e klubit më të madh të futbollit në botë.

Po ashtu, Ançeloti është rekordmen I fitoreve në Ligën e Kampionëve në histori përsa I përket trajnerëve.

Dy legjendat u përcollën siç duhet, pasi skuadra madrilene fitoi 2-0 ndeshjen e javës së fundit të kampionatit spanjoll, me dy gola të shënuar nga sulmuesi francez, Kilian Mbape./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!