Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ancelotti drejt Real Madrid, “i urryeri” i tifozëve kandidat për stolin e Everton

schedule16:18 - 1 Qershor, 2021

schedule 16:18 - 1 Qershor, 2021

Real Madrid ka zgjedhur Carlo Ancelottin për të pasuar Zinedine Zidane në krye të Real Madrid dhe në këto kushte Everton duhet të kërkojë për një trajner të ri.

Në listën e drejtuesve nga Merseyside janë disa emra, por ai që spikat dhe çudit më shumë është ai i Steven Gerrard. Ish-mesfushori është një nga legjendat më të mëdha të Liverpool dhe një nga ish-lojtarët më të urryer nga tifozët e Everton.

Megjithatë, puna e mirë e bërë në Skoci me Rangers, të cilën e shpalli kampion, duke dominuar gjithë sezonin, i shtyn drejtuesit të harrojnë gjithçka dhe t’i shtrijnë dorën e bashkëpunimit Gerrard.

Duke parë vështirësinë dhe kundërshtitë e mëdha të ardhjes së tij në listë janë edhe emra si David Moyes, Espirito Santo apo një tjetër “ish” i Liverpool, Rafa Benitez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!