Neymar ka marrë një tjetër goditje të rëndë në shpresat e tij për të luajtur Botërorin e fundit në karrierë me Brazilin. Trajneri i “Selecao”, Carlo Ancelotti e la sulmuesin jashtë listës së skuadrës për miqësoret e marsit si pjesë e përgatitjeve për “Kupën e Botës 2026”.
Brazili do të luajë kundër Francës më 26 mars në Boston dhe kundër Kroacisë më 31 mars në Orlando përpara turneut në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Mungesa e Neymar vjen pasi 34-vjeçari humbi një tjetër ndeshje me Santos për shkak të lodhjes muskulore, duke prishur planet e Ancelottit për ta vlerësuar atë personalisht.
Neymar, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për ekipin kombëtar që kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju në tetor 2023 dhe ka luftuar për të ruajtur një seri të qëndrueshme ndeshjesh që kur u kthye në Santos vitin e kaluar.
“Neymar mund të jetë në Kupën e Botës nëse është 100% gati. “Nuk e thirra sepse nuk është 100%. Neymar duhet të stërvitet dhe të luajë”, tha Ancelotti përpara mediave braziliane.
Trajneri italian ka thirrur 19-vjeçarin Endrick, i cili rikthehet në aksioni për herë të parë në pothuajse një vit dhe ka ftuar për herë të të parë lojtarin e, Igor Thiago.
Pas ndeshjeve të marsit, Brazili do të luajë një tjetër miqësore kundër Egjiptit në qershor, përpara se të fillojë fushatën e tijnë Kupën e Botës në Grupin C kundër Marokut më 13 qershor.


