“Pokeri” i argjentinasit Taty Castellano nxorri totalisht të pavlefshëm golat e Lucas dhe Vinicius Junior, me “galaktikët” e Real Madrid, që u “turpëruan” në transfertën e Girona, me “miqtë” madrilenë që u mundën me rezultatin e thellë 4 me 2.
Pas ndeshjes disa komente mbi paraqitjen e “galaktikëve” i ka bërë dhe tekniku italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili tha për mediat pas ndeshjes teksa kritikoi jo pak lojën e djemve të tij, të cilën e cilësoi si me mungesë përkushtimi dhe agresioni në lojën pa top.
“Na mungonte agresioni jashtë topit, përkushtimi, lamë hapësirë për kundërsulme. Me top loja ishte e mirë, por pa top i dhamë shumë hapësirë kundërshtarit. Dy golat e parë i shënuan pas dy rasteve.
Skuadra luajti mirë në mbrojtje. Është e pashpjegueshme ajo që na ka munguar. Na mungonte agresiviteti në ndërhyrje u lamë shumë hapësirë të lirë. Natyrisht, kemi shumë dhimbje. Tani duhet të ngrihemi sa më shpejt”,- tha Don Carlo për mediat pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al