Padyshim basti më I madh në karrierë. Karlo Anceloti është emëruar si trajneri I ri I Brazilit, I skuadrës më të madhe kombët në botë në të gjithë historinë, por edhe I ekipit që ndodhet në kaosin më të madh që mbahet mend.
Presidenti I Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodriges, njoftoi vendimin duke deklaruar se kontrata me teknikun italian është më shumë se një lëvizje strategjike.
Sipas fjalëve të tij, marrja e Ancelotit është një mesazh për gjithë botën se Brazili dëshiron të ngjitet sërish në majë të podiumit të futbollit.
Natyrisht, shpresat e “selesaos” dhe të tifozëve janë të mëdha.
Trajneri 65-vjeçar nga Italia, I katërti I huaj në historinë e “kanarinëve”, është njëri nga më të sukseshmit në këtë profesion, duke fituar pesë Champions, një rekord në stol.
Po ashtu, është I vetmi që ka fituar të pesë ligat e mëdha europiane, Premier Ligën angleze, La Ligën spanjolle, Serinë A italiane, Bundesligën gjermane dhe Ligën e Parë të Francës.
Anceloti u largua nga Reali pasi fitoi gjithçka duke qenë pesë vjet në detyrë.
Prezantimi I tij do të bëhet në 26 maj, rroga do të jetë 10 milionë euro në sezon, dhe objektivi është fitues I Kupës së Botës në 2026.
Brazili, ndërkaq, vërtet është pesë herë kampion I botës, rekordmen I titujve, por nuk ka arritur dot asnjë sukses që nga viti 2002, kur triumfoi në Japoni dhe Kore të Jugut, duke pasur në fushë superyje si Ronaldo, Ronaldinjo apo Rivaldo, diçka që sot nuk mund të imagjinohet.