Anarkistët protestë kundër emrit “Maqedoni”: Në shesh do të derdhet gjak

schedule12:01 - 4 Shkurt, 2018

schedule 12:01 - 4 Shkurt, 2018

Sot, në Athinë do të protestohet kundër propozimit të emrit Maqedoni. Në sheshin “Sintagma” është parashikuar manifestimi më i madh pas protestës së viteve ‘90 për të njëjtën çështje.

Mbi 1500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme. Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare. Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës.

Ndërkohë grupi anarkist “Ruvikonas” ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjak”.

Të shtunën, mijëra protestues në Selanik të Greqisë i paraprinë protestës së planifikuar për ditën e sotme në Athinë. Manifestuesit bllokuan për 2 orë rrugët e qytetit duke kërkuar që propozimi për zgjidhjen e kontestit me emrin të mos përmbajë termin “Maqedoni”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!