Analisti “skanon” zgjedhjet në Kosovë: Elektorati di të zgjedhë, Kurti dështoi

schedule19:34 - 18 Tetor, 2021

schedule 19:34 - 18 Tetor, 2021

Të dielën qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin e tyre i cili do të udhëheqë për katër vite me komunën që ata jetojnë.

Nga raundi i parë vetëm 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 të tjera pas balotazhit do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Surprizë ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raundin e parë.

Naim Rashidi analist nga Kosova, njohës i mire i zhvillimeve politike në Ballkan e cilëson dështim rezultatin e Vetëvendosjes. “Zhgënjim deri në dështim i Vetëvendosjes, që udhëheq qeverinë dhe një rikthim i partive opozitare” tha ai në “Radarin Informativ” në ABC.

Naim Rashidi u shpreh më tej se “elektorati i Kosovës di që të dallojë qeverisjen qendrore me atë lokale” dhe se besimi që qytetarët i dhanë Albin Kurtit për ta sjellë në pushtet ishte votë proteste për të larguar kastën e vjetër./ Abcnews.al