Jevgeny Prigozhin është gjallë dhe në vend të tij ka vdekur truproja, sipas një analisti politik rus, disa orë pas funeralit të kreut të grupit mercenar “Wagner”, ku nuk mori pjesë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Duke komentuar mungesën e djeshme të liderit rus në funeralin e Prigozhin, Valery Solovey pretendon se në avionin që u rrëzua javën e kaluar në Moskë nuk ndodhej lideri i Wagner.
Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, analisti rus pretendon se kuzhinieri dikur i preferuar dhe aleati i ngushtë i Putinit fshihet në një vend të huaj për sigurinë e tij dhe se lideri i fuqishëm i Kremlinit qëndron pas rrëzimit të avionit të mërkurën e kaluar në kryeqytetin rus.
“Prigozin është gjallë dhe planifikon të hakmerret ndaj Putinit pas vdekjes së të besuarit të tij dhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë”, pohon analisti rus, duke shtuar:
“Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lirë dhe do të meret vesh brenda këtij viti”.
Megjithatë, nuk dihet se në cilin vend është strehuar Prigozhin, theksoi Valery Soloway.
Analisti politik rus akuzon gjithashtu autoritetet e Moskës se gënjejnë që gjetën ADN-në e Prigozhin në vendin e rrëzimit të avionit në rajonin Tver.
“Nuk ka pasur asnjë shpërthim në avion. Ajo u rrëzua nga një raketë e Moskës ” . thekson ai.
Dr. Soloway gjithashtu theksoi se do të zbulohet vendi në të cilin Prigozhin ndodhet në mërgim, por mohoi se ai ndodhet në Afrikë ku ushtria private e Wagner ka shumë interesa financiare.
/abcnews.al