Analisti: Ndryshe nga Shqipëria elektorati në Kosovë është më reagues

schedule09:09 - 3 Qershor, 2020

schedule 09:09 - 3 Qershor, 2020

Analisti Gëzim Podgorica në “ABC e mëngjesit” ka folur për situatën politike dhe menaxhimin e zgjedhjeve. Analisti u shpreh se menaxhimi ndërsa shtoi se politikanët nuk janë të lirë në vendimmarrjet e tyre, por vazhdimisht vendi është i varur nga ambasadorët.

“Mënyra se si menaxhohen zgjedhjet në Shqipëri është shumë u njohur, por të huajt nuk mund ta lexojnë siç e lexojmë në shqiptarët. Besoj që një diskutim i hapur mund të ishte shumë më dobiprurës”, u shpreh Podgorica.

Më tej ai theksoi se administrata është e politizuar.

“Presioni për vendin e punës apo karrierës e bën atë të kompromentuar. Pavarësisht se është rekomandimi i OSBE/ODIHR-it që të kemi administratë zgjedhore të depolitizuar, humbet që në momentit e parë me këto kushte në të cilat jemi”, u shpreh ai.

Analisti gjithashtu u shpreh se kërkesat e opozitës janë legjitime dhe se mazhoranca aktuale në periudha të ndryshme ka paraqitur kërkesa të cilat janë aprovuar.

Sakaq ai shtoi se presionet thjesht kanë sjellë një zgjidhje të momentit, por jo të çështjeve në tërësi.

I ndalur te situata politike në Kosovë analisti komentoi edhe qeverinë e re. Sipas tij kjo situatë do të sjellë tension në Kosovë. “Ishte një intrige politike e cila do të sjellë një rezonancë negative. Fakti që qeveria Kurti kishte mbështetje popullore, fakti që sondazhet evidentojnë në mënyrë të ndjeshme Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, tregon që ka një mospërputhje të asaj çfarë interpretohet nga Isa Mustafa dhe enturazhi i tij politik. Kjo do të prodhojë një ngecje. Ndryshe nga Shqipëria elektorati në Kosovë është më reagues, nuk i pranon lehtë ndryshimet që nuk i shkojnë për shtat vullnetit politik tha ndër të tjera analisti./abcnews.al