Analisti Meçe: Berisha i frikësohet drejtësisë së re, e ndjen asgjësimin politik vetëm nga SPAK

schedule18:53 - 22 Nëntor, 2023

schedule 18:53 - 22 Nëntor, 2023

Analisti Arben Meçe, në një intervistë në “Special Report” në ABC u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha i frikësohet drejtësisë së re. Gjatë bisedës në studion e ABC, Meçe theksoi se Berisha nuk ia ka aspak frikën politikës, për vetëm këtij institucioni që tashmë sipas tij, po u kthen shpresën qytetarëve shqiptarë. Më tej bëri me dije se ish-kryeministri e ndjen asgjësimin e tij politik vetëm nëpërmjet SPAK

“I vetmi instrument që do ta largojë është institucioni i drejtësisë. Berisha nuk ia ka frikën politikës, por vetëm këtij institucioni. Pra po shohim një institucion që është shpresa e shqiptarëve sot dhe që do ta pastrojnë Shqipërinë nga ata që e kanë mbajtur peng. Ai e ndjen asgjësimin politik vetëm nëpërmjet vendimmarrjes së SPAK”, tha ndër të tjera Meçe.

/abcnews.al/