Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Analisti: Kosova dhe Serbia mund të jenë para një përshkallëzimi, kjo shihet nga retorika agresive në Beograd

schedule16:55 - 23 Gusht, 2023

schedule 16:55 - 23 Gusht, 2023

Analisti Melazim Koçi theksoi se Kosova dhe Serbia mund të jenë përpara një përshkallëzimi të marrëdhënieve. Gjatë intervistës për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, analisti shtoi se kjo shihet duke iu referuar retorikës që është përdorur nga zyrtarët në Beograd.

“Pa përfshirjen e SHBA, BE nuk ka as potencial, as besueshmëri për të çuar përpara këtë dialog që ka ngecur. Besoj se përfshirja e SHBA, ende janë mbështetës dhe nuk janë të përfshirë direkt, por përfshirja e tyre do të ndikojë pozitivisht. Mendoj se pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit janë të largëta dhe nuk premtojnë shumë, përkundrazi kam ndrojen se Kosova dhe Serbia janë para një eskalimi dhe kjo bëhet fare e qartë nga ikonografia që është paraqitur ditët e fundit në të gjithë Serbinë, ku dominojnë qindra dhe mijëra mbishkrime ku ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Ata kanë arritur deri në Moskë. Kjo nuk mund të jetë e rastit. Ka deklarata shumë agresive nga ana e palës serbe, e ministrave. Mendoj se është fjala për një paralajmërim të eskalimit të situatës në Kosovë. Nuk e di deri ku mund të shkojë. Këto ditë në shtypin serb doli informacioni se ministri i Mbrojtjes ka kërkuar nga serbët e veriut që nxënësit të mos fillojnë vitin shkollor atje. Nuk jam i sigurt nëse është paralajmërim i një konflikti të kontrolluar ose është shantazh i Vuçiç siç di të bëjë ai për të përfituar koncesione të tjera nga Perëndimi. Këtë lojë e ka bërë prej 10 vitesh, pra luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Shpresoj që të jetë kjo e dyta.“, theksoi analisti./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!