Analisti Enton Abilekaj i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se vendimi i kryebashkiakëvë të opozitës për të mos u larguar në fund të mandatit të tyre do të bëhej shkak për një konflikt të ri.
“Kjo nuk është për tu kaluar sepse kjo mund të behët shkak për një konflikt të ri mes mbështetësve të opozitës dhe mazhorancës. Ata u mblodhën dhe thanë se nuk i njohim fare këto zgjedhje. Unë mendoj se nuk është për t’u nënvlerësuar. Nëse ndodh përsëri që Palmer t’i marr në telefon dhe zv.ambasadorja amerikane u jep ultimatume, është tjetër gjë. Në situatën që jemi është se ata kanë vendosur të mos dalin nga zyra. Bashkitë funksionojnë deri më datë 10 Gusht kur iu mbaron mandati. Ata funksionojnë me stafin me policinë bashkiake dhe të gjithë elementët që ka bashkia. Një rezidencë nga secili kryetar bashkie i PD-së ndaj Policisë së Shteti apo atij që do të vijnë në zyrë mund të shkaktonte një konflikt, një përplasje civile”, tha analisti./abcnews.al