Analistët: Përse Hashim Thaçi duhet të shkonte pa kostumin presidencial në Hagë

schedule08:57 - 13 Korrik, 2020

schedule 08:57 - 13 Korrik, 2020

“ABC e mëngjesit” analisti Gëzim Podgorica foli për aktakuzat e ngritura nga  Prokuroria Speciale në Hagë, ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Në gjykim tim sot shkon në pozitën e gabuar politike. Thaçi atje duhet të shkonte pa kostumin presidencial. Jo thjesht sepse është vendosur një standard i tillë nga ish-kryeministri Haradinaj, por për t’i bërë nder të gjithë Kosovës dhe asaj çfarë  ai përfaqëson.

Thaçi është një figurë shumë e rëndësishme politike në Kosovë, përcaktuese në zhvillimet politike në Kosovë dhe e gjithë kjo e ngarkon me një peshë morale më të rëndë. Paraqitja si një qytetar i thjeshtë do ta lehtësonte më shumë në ballafaqimin e me Gjykatën Speciale, do t’i jepte kredite publike më të larta.

Duhet të jemi të qartë se lufta e UÇK dhe UÇK-ja janë identifikuar si pjesë e historisë dhe pjesë integrale e zhvillimeve dhe së resë në Kosovë.  Nëse nuk do të kishte një kauzë të drejtë , UÇK nuk do të kishte ndihmë nga NATO. Përpjekja për ta identifikuar peronin me luftën është e gabuar.

Lexo edhe: Hashim Thaçi sot përballë akuzave në Hagë

Problemi është se më çfarë do të ballafaqohet atje. Duhet të kemi parasysh që në Hagë janë paraqitur personazhe shumë të rëndësishëm të luftës, kjo mund të përmbyllë atë që këta njerëz kanë kontribuar pozitivisht në të gjitha etapat.

Gjatë intervistës Arsim Lani iu bashkua bisedës në “ABC e mëngjesit”.

Ai theksoi se po vërtetohet gara që thuhet se filloi mes SHBA dhe BE.  Tashmë sipas tij kjo situatë po ndodh kur BE ka rikthyer rolin e e vet në dialogun Kosovë-Serbi.

“Të shkosh para Prokurorit të Specializuar si President i Kosovës është një dëm fillimisht për shtetin e Kosovës. Një gjë të tillë nuk e ka bërë Presidenti Thaçi duke besuar në pafajësinë e tij dhe duke besuar se aktakuza nuk do të konfirmohet. Nga ana tjetër Haradinaj u paraqit si qytetar i thjeshtë, por koha kur ofroi dorëheqjen ishte një mundësi e mirë edhe për tu ngritur në aspektin e mundësisë elektorale, por gjë që nuk iu kthye”, tha ai.