Analistët: Erion Veliaj po përgatitet për të marrë drejtimin e PS

schedule21:13 - 25 Mars, 2019

schedule 21:13 - 25 Mars, 2019

Paneli i të ftuarve në emisionin “Byro Politike” kanë folur për zgjedhjet vendore dhe emrat e rikonfirmuar të kryebashkiakë të PS edhe për një mandat tjetër. Të ftuarit në studio Ervin Bushati, Mentor Kikia, Ervis Iliazaj dhe Rezarta Delisula kanë komentuar rikandidimin e Erion Veliajt edhe për një mandat tjetër për të drejtuar bashkinë e Tiranës. Më tej të ftuarit janë shprehur se Veliaj po punon fot pasi në të ardhmen mund të jetë ai drejtuesi i Partisë Socialiste.

Ervis Iliazaj: Unë jam kundër këtij modeli, të një personaliteti të madh politik sepse ky dëmton qytetin. Tiranë përdoret për të synuar qendrën dhe nuk i kushtohet vëmendje lokales. Unë nuk e di se kush mund ta sfidojë Veliajn. Veliaj është personalitet i politikës qendrore dhe jo i politikës lokale. Për mua Veliaj është niveli i politikës qendrore. Po ta shikosh me Kryeministrin më shumë komunikim ka Veliaj sesa Kryeministri.

Rezarta Delisula: Deri diku i bashkohem mendimit dhe insistoj që të gjithë personalitet kanë qenë në polikë. Është mirë që politika lokale të mos ngatërrohet me politikën qendrore. Mendoj që deri më tani personalisht duke njohur njerëzit që punojnë me Veliaj, kanë bërë shumë për Tiranën. Por janë bërë shumë gabime që Veliaj duket t’i ndreqi në këtë mandat të dytë nëse do e marrë. Unë jam e mendimit ashtu sikurse opozita që ka punuar shumë mirë. E ka thënë Monika Kryemadhi që Veliaj ka punuar shumë mirë dhe jam në të njëjtin mendim me të.

Mentor Kikia: Kryeqytetet kanë shërbyer si trampolina për karrierën e politikanëve. Kryebashkiakët kanë bërë hapa për të kandiduar për President apo Kryeministër. Kemi një kryetar bashkie që po synon drejtimin e partisë. Është një karrierë brenda linjës logjike. Do doja të kisha një listë më të gjerë që vijnë në drejtimin e bashkive të tjera.

Ervin Bushati: Pavarësisht se nuk kemi garë se PD është e hutuar që nuk di ça do bëjë me zgjedhjet lokale, ne nuk na pengon fakti që ata nuk janë në garë. Ne patjetër do zgjedhin njeriun më të mirë për Tiranën dhe është shembull për të gjithë. Qytetarët na kanë zgjedhur që të jemi më të mirët e vetes.

 Mentor Kikia: Për Tiranën kemi një fakt që ia vlen të ndalesh tek Këshilli Bashkiak i riu. Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë të parëndësishëm në rang kombëtar. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka një nivel shumë të lartë përfaqësimi politik. Të duket se ka një nivel  herë-herë edhe më të lartë se Parlamenti. Duke qenë në lëmin e spekulim për kreun e ardhshëm të PS dhe mu duk si një lloj Parlamenti që do i shërbejë në të ardhmen për Erion Veliajt. Aty kishte persona të rëndësishëm dhe për mua kjo është një gjë shumë pozitive. Në nivel administrimi e shikoj pozitive.  

Ervin Bushati: Në radhë të parë përfaqësojmë zona të caktuara elektorale. Më vjen mirë që shikohet mirë. Ka qenë gjithmonë një pikë nisje për shumicën e politikanëve. Gjysma e deputetëve kanë qenë në Këshillat Bashkiakë. Tiranë është një vendimmarrje e rëndësishëme. Sot polikë është çdo gjë. Tiranë sot është në fokus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!