Ana Shkreli: Nis digjitalizimi i fondit të Ismail Kadaresë

schedule17:06 - 21 Gusht, 2019

schedule 17:06 - 21 Gusht, 2019

Së shpejti studiuesit do mund të aksesojnë me një klik  në formë digjitale çdo dorëshkrim të veprës së  Ismail Kadarese. Drejtorja e “Shtëpisë Studio Kadare” Ana Shkreli thotë se pas digjitalizimit të fondit të dy bibliotekave të shkrimtarit, do të aksesohen edhe materialet që gjenden në biblioteken kombëtare dhe  arkivin e shtetit.

Shtëpia Studio Kadare edhe pse ka 3 muaj nga hapja e dyerve, interesi i vizitoreve ka qenë i madh.

Për tej shuarjes së kureshtjes së vizitorëve vendas dhe të huaj, për të parë nga afër ambjentin ku u ngjizen veprat e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, tashmë interesi qendron edhe në shfrytëzimin e Bibliotekës për qëllime studimore brenda dhomës së studimit  që ndodhet në këtë shtëpi.

Drejtoresha Ana Shkreli thotë se  ka nisur puna që të digjitalizohet fondi i dy bibliotekave  të shtëpisë Studio Kadare, asaj në gjuhën shqipe dhe atë të huaj. Si dhe çdo dorëshkrim të Kadaresë, për këtë ata kanë marrë edhe mbështetjen e shkrimtarit.

Më pas studiuesit do të kenë mundësi që nga kjo studio, të mund të aksesojnë çdo material që gjendet në Biblioteken  Kombëtrae dhe Arkivin e Shtetit falë bashkëpunimit institucional na shpjegon  drejtoresha.

Gjatë fazës së parë  të punës për këtë projekt, Ana Shkreli  na njeh edhe me disa kuriozitete rreth dorëshkrimeve , apo dedikimeve mes shkrimtarit Ismail Kadare me personalitete të rëndësishme.

Prania e shkrimtarit është në çdo cep të kësaj shtëpie, por Shkreli thotë se ai e viziton shpesh këtë ambient.

Roli kryesor i kësaj shtëpie-studio është edukimi.  Dhe tërheqja e audiencës gjithëpërfshirëse me qëllim që t’u  paraqesë vizitorëve vendas dhe të huaj vlerat e veprave të Kadaresë dhe punën e tij të jashtëzakonshme. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!