Po planifikoni të shkoni me pushime në Amsterdam për të pirë dhe për të festuar” Nëse po, autoritetet e qytetit nuk do t’ju mirëpresin, siç dëshmohet nga fushata e re që paralajmëron se do t’u përplasin derën turistëve që dalin jashtë kontrollit, duke filluar nga britanikët.
Sipas publikimit të Politico, ata që kërkojnë në internet për “festë beqarie në Amsterdam” ose “hoteli i lirë në Amsterdam”, do të shfaqen para tyre video të shkurtra për rreziqet e përdorimit të tepërt të alkoolit dhe drogës.
Fushata reklamuese synon para së gjithash britanikët e moshës 18-35 vjeç dhe në vitin 2023 do të përfshijë edhe turistët nga vende të tjera europiane.
“Të vish në Amsterdam për një natë të shfrenuar dhe të masturbosh do të gjobitesh me 140 euro dhe do të njollosësh dosjen tënde kriminale” shkruhet në video. “Qëndroni larg” theksohet.
Amsterdami mirëpret rreth 20 milionë turistë çdo vit dhe është kthyer në një nga kryeqytetet e festave të Europës. Por banorët e zonës ankohen prej kohësh për bujën e shkaktuar nga turistët e dehur, të cilët kanë përdorur edhe drogë.
/abcnews.al