Amos Muji Zaharia: Do puthesha me një mashkull

schedule18:45 - 18 Maj, 2019

schedule 18:45 - 18 Maj, 2019

Aventurat e donzhuanit të dashuruar vetëm me një Xhiliolë. Amos Muji Zaharia nuk aktron në jetë, ama në skemën e teatrit di si t’i dhurojë publikut 1 mijë emocione. I ftuar në emision “Thumb” ai ka folur për rolin e tij në shfaqjen Boeing Boeing dhe për disa skena që ai puthet e aktore.

Aulona: Duhet të shikosh shfaqjen Boeing Boeing dhe aty e kam vënë veten në vendin e te fejuarës tënde sepse vetëm puthet në atë shfaqje, po si është kjo pjesa…

Amos: Përpara dy vitesh në 2009 ne kemi xhiruar filmin “Shenjtorja” me Jonida Vokshin, aty është një skenë dashurie që neve na u desh ta bënin pothuajse tamam por pa shkuar ne thela. Doja të dal këtu se kur je duke aktruar asnjë qelizë nuk lëviz brenda teje sepse është aktrim.

Fatma: Ndonjëherë nuk është e shpifur të puthësh ndonjëri që edhe nuk të pëlqen?

Amos: Kam pas fat në këtë aspekt sepse me pëlqejnë të gjitha.

Aulona: Kur ka ardhur e fejuara jote dhe e ka parë, e ka bërë ndonjë koment si e ka përjetuar?

Amos: Xhiliola në fillimet e lidhjes sonë ka qenë pak xheloze sepse nuk më njihte dhe kishte nevojë të fitonte besim. Në momentin që ajo filloi të ketë besim tek unë dhe filloi të mos ishte më xheloze, unë fillova ta tradhtoja.

Fatma: Po të ofroni një rol ku t’i puth një mashkull do e beje?

Amos: Po.

Fatma: Nuk ke kështu problemesh…

Amos: Jo! Nëse ajo është vepër që i flet shoqërisë për të sensibilizuar dhe për te edukuar popullin…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!