Amorim, pakt me “djajtë”/ Trajneri portugez arrin marrëveshjen me Manchester United

schedule12:49 - 1 Nëntor, 2024

schedule 12:49 - 1 Nëntor, 2024

Mungon vetëm firma në kontratë dhe prezantimi. Për të tjerat gjithçka është mbyllur për Ruben Amorim si trajner i ardhshëm i Manchester United. Tekniku portugez do të zëvendësojë në pankinën e “Djajve të Kuq” Erik Ten Hag, I cili u shkarkua nga detyra në fillim të kësaj jave.

Në pritje të zyrtarizimit, mediat angleze kanë zbuluar detajet e marrëveshjes “treshe”, mes Manchester United, Sporting Lisbonë dhe vetë trajnerin 39-vjeçar.

Si fillim, për të shkëputur Amorim nga kontrata me skuadrën portugeze, klubi I Premier Ligës do paguajë 11 milion euro.

Më pas, Amorim do firmosë kontratën e re deri në 30 qershor të vitit 2026, nga e cila do të fitojë 15 milion euro neto në sezon.

Shifra të rëndësishme për një trajner që është vetëm në hapat e para të karrierës, por që gjithsesi I ka bërë skuadrat e tij fituese dhe interpretuese të një futbolli të bukur.

Në katër sezone me Soprting Lisbonë, Amorim ka fituar katër trofe, mes tyre dy tituj kampion në Portugali.

Këto detaje bënë që klubet më të mëdhenj të Premier Ligës të kthenin sytë nga 39-vjeçari.

Amorim u afrua gjatë verës me Liverpool, ndërsa përpara Manchester United, ishte City që e shihte atë si zëvendësuesin e mundshëm të Pep Guardiolës.

Pritshmëritë janë të mëdha për Ruben Amorim, që përballet menjëherë me një detyrë të vështirë për të kthyer “Djajtë e Kuq” te suksesi pas një nisje të dobët që i kanë bërë sezonit.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!