“Amnistia, propozimet e opozitës, pozitive”, Manja: Drafti do kalojë për konsultim

schedule15:22 - 16 Shkurt, 2024

schedule 15:22 - 16 Shkurt, 2024

Ministria e Drejtësisë është në hapat e fundit  të një kodi të ri penal që shumë shpejt pritet ti ketë edhe një konsultim publik. Sipas ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, grupet e punës  pritet të dorëzojnë një variant përfundimtar.

Grupet e punës kanë një variant, por nuk është përfundimtar. Ai që do jetë përfundimtar do të hidhet për konsultim publik….”

Sa i takon miratimit të amnistisë, Manja sqaroi se javën e ardhshme komisioni I ligjeve pritet ta dorëzojë draftin përfundimtar në parlament.

Do ta përmbyllim javën që vjen këtë draft në komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancë ku duhen 84 vota. Janë depozituar disa amendamente të cilat do të shqyrtohen në komisionin e ligjeve javën tjetër dhe më pas në seancë. Për disa propozime që ka bërë opozita kemi qasje pozitive”.

Ministri i Drejtësisë të premten mori pjesë në një takim  me Forumin e Biznesit në kuadër të “Javës Kombëtare Ndërgjegjësuese në Mbrojtje të Viktimave të Krimit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!