“Amnistia, për njerëzit e thjeshtë”, Veliaj: Jo për të dënuarit që kanë lidhje me korrupsionin

schedule12:20 - 10 Mars, 2024

schedule 12:20 - 10 Mars, 2024

Amnistia është e domosdoshme për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë.Kryebashkiaku Erjon Veliaj duke folur nga fushata e anëtarësimeve të reja në Tiranë theksoi se ky ligj  nuk duhet të mbetet peng. Aktualisht drafti është përgatitur dhe pret aprovimin në parlament por opozita nuk e ka pranuar këtë variant.

Amnistia duhet që të miratohet sa më parë pasi është një nismë që u vjen në ndihmë qytetarëve të thjeshtë. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj gjatë fushatës së anëtarësimeve në Tiranë. Drafti i amnistisë ka mbetur pezull për shkak të mos arritjes së konsensusit ndërsa opozita e ka kundërshtuar atë.

Nga zona e njohur si “Fresku” në kryeqytet, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për rritjen e anëtarësimeve dhe mbajtjen e derës së hapur të partisë, për këdo që dëshiron t’i bashkohet familjes socialiste.

Veliaj u ndal gjerësisht edhe te investimet në zonat rurale. Ai deklaroi se rezultatet pozitive në zgjedhje kanë ardhur falë punës së bërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!