Amnisti për ndërtimet pa leje në fshat kryesisht rikonstruksione të banesave apo ndërtime të godinave për produktet bujqësore. Deputeti Erjon Brace ka prezantuar në komisionin e ekonomisë projektligjin i cili ndër të tjera ofron falje edhe për penalitetet e vendosura në kohën e pandemisë apo nga inspektoriate të ndryshme.
Sipas Braçes në projektligj ofrohen edhe lehtësi për lejet dhe dokumentacionit për një tipologji ndërtimesh që janë të nevojshme në zonat rurale në veçanti përmirësimi i shtëpive të banimit në zonat rurale si edhe objekteve për qëllime të veprimtarisë bujqësore.
Deputeti Braçe propozoi edhe faljen e gjobave për strehimin individual në qytet.
Deputetët kërkuan zgjerimin e amnistisë edhe për ndërtimet për banesa individuale në qytet si dhe për penalitet për grupet vulnerabël për energjinë e ujin.Por për deputein Brace këto gjoba nuk lidhen me këtë ligj pasi beht fjalë për mall të konsumuar.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla theksoi se një nismë e tillë është abztuar edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Projektligji për faljen e gjobave synon anullimin e të gjitha masave administrative të vendosura nga 1 Janari i vitit 2015 deri në 30 Nëntor të vitit 2024, në zonat rurale për mos respektim të rrëgullave gjatë kohës së pandemisë, masa këto që prej vitesh mbeten përsëri në proces ekzekutimi./abcnews.al