“Amnistia penale është gjëja më e duhur”, Gjikondi: Në këtë mënyrë do të zbrazen burgjet shqiptare nga krimi ordiner

schedule18:35 - 4 Prill, 2024

schedule 18:35 - 4 Prill, 2024

Juristja Brizida Gjikondi ka deklaruar se votimi për amnistisë penale është gjëja më e duhur. E ftuar në “Special Report”, ajo tha se në këtë mënyrë do të zbrazen burgjet shqiptare nga krimi ordiner.

Sipas juristes, është diçka e duhur dhe në çdo vend demokratik bëhen këto amnisti një herë në katër vjet.

“Unë mendoj që deputetët përmbushën detyrën e tyre pavarësisht se kujt krahu po i përkasin. Më vjen mirë që nuk ranë në atë pazarin e famshëm që personat që ishin proceduar nga SPAK ose GJKKO, të ishin pjesë e kësaj amnistie, që u hoq si nen dhe si subjekte ku do të shtrihej kjo amnisti. Kjo është gjëja më e duhur që të zbrazen burgjet shqiptare nga krimi ordiner dhe sidomos nga veprat të cilat mesa po shikohet do fillojnë të liberalizohen si hashashi, lojërat e fatit, pikërisht këto lloj dënimesh dyvjeçare që shtrihet më shumë amnistia, pikërisht këto lloj veprash kapin. Mendoj që është diçka e duhur dhe në çdo vend demokratik bëhen këto amnisti një herë në katër vjet”, u shpreh Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!