Amnistia penale/ Drejtori i Burgut në Fier: Lirohen mbi 100 të dënuar, kryesisht të rinj

schedule13:20 - 24 Prill, 2024

schedule 13:20 - 24 Prill, 2024

Janë 119 të dënuar të cilët lirohen menjëherë nga burgu i Fierit, ndërsa 311 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit.

Shifrat e saktësuan nga drejtori i burgut të Fierit, Ervin Bushi, i cili theksoi se personat e liruar kanë qenë të dënuar për vepra të lehta penale dhe që tashmë janë të rehabilituar për t’u kthyer në shoqëri.

“Në burgun e Fierit, dalin sot rreth 119 vetë dhe përfitojnë 311 të dënuar, fitojnë ulje dënimi. Kanë qenë të dënuar për vepra penale të lehta, nuk përfitojnë ata që kanë vrasje cilësuese, zyrtarët e dënuar nga GJKKO, përfitojnë vetëm veprat e thjeshta të kodit penal.

Janë kryesisht të rinj të dënuar për narkotrafik, përdoruesit, por edhe ata që kanë patur aksidente, pra njerëz që në mendojnë se janë rehabilituar për kthim në shoqëri.” -u shpreh ai në një prononcim për mediat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!