Amnistia penale, deputeti Ndreca: Kategoritë kryesore që do të përfitojnë

schedule17:50 - 20 Shkurt, 2024

schedule 17:50 - 20 Shkurt, 2024

Deputeti socialist, Plarent Ndreca thotë se ka disa kategori kryesore që do të përfitojnë nga amnistia penale.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Ndreca u shpreh se përfitues do të jenë persona të dënuar me vendim të formës së prerë, me një dënim prej 4 vitesh për meshkujt dhe 5 vite për gratë.

Një pjesë nuk do të përfitojnë falje totale të dënimit, por ulje të saj. Ndërkaq, përfitues janë edhe ata të cilët janë nën hetim për vepra të lehta penale.

“Kjo amnisti e ka më të gjerë fushën e veprimit. Janë tre kolona kryesore mbi të cilën kjo amnisti shpreh lehtësirat e saj. Janë persona të dënuar me vendim të formës së prerë së prerë, të cilët janë të dënuar deri në 4 vite meshkujt, deri në 5 vite gratë. Janë persona që përfitojnë një ulje dënimi, pra nuk përfitojnë falje totale të dënimit. Do të ketë 1 vit ulje dënimi për burrat, 1.5 vite për femrat dhe të miturit.

Kolona e tretë janë personat që janë nën hetim, të cilët ndiqen apo hetohen për vepra shumë të lehta penale dhe që mund të dënohen deri në dy vite burg. Pjesë e kësaj amnistie janë edhe personat që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç në momentin e hyrjes së efektit të kësaj amnistie dhe të moshuarit 65 vjeç. Këto janë pikat kryesore të kësaj amnistie”, theksoi ai./abcnews.al