Deputeti i PS Xhemal Qefalia në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC News” foli për projektligjin për amnistinë penale.
Ai u shpreh se ky projektligj është një akt njerëzor nga na e mazhorancës dhe se është një çështje që duhet të gjejë dakordësi.
Më tej shtoi se presin që edhe deputetë që nuk marrin urdhra politikë t’i bashkohen votës për të kaluar amnistinë.
“Propozojmë për të krijuar një lehtësim ndaj disa individëve, një akt njerëzor që ndërmerret nga mazhoranca. Është një çështje që duhet të gjejë dakordësi nga i gjithë spektri politik. Unë mendoj që për t’i ardhur në ndihmë këtyre individëve duhet gjetur një koordinim. Deputetët duhet të kenë ndjeshmëri njerëzore. Mendoj që në bisedat që kemi me kolegët tanë dhe të opozitës, por edhe në Komisionin e Ligjeve është ndjekur gjithë procedura. Do të duhej që të gjitha këto mendime që hidhen në deklarata në media, të diskutohen në Komisioni. Basha nuk mund të flasë nga studio, por duhet atje ku merret vendimi, në Komision”, ka thënë ai.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste deputeti i PS-së, nënvizoi se kur bëhet amnisti diskutohet për të amnistuar vepra penale sipas akuzës që kanë dhe jo individët.
Ndër shtoi se janë rreth 700 familje shqiptare që presin çfarë do të ndodhë me të afërmit e tyre.
“Sa i përket anës politike drafti, nuk është se po krijon mundësi për zyrtarë të korruptuar. Në rastin konkret kur merr statusin i dënuar është i dënuar si gjithë të tjerët dhe nuk d të ketë specifikime. Pra nëse zoti Basha ka ndonjë gjë konkrete ka të gjithë të drejtën të ndalen në vepra të tjera. Ne duam t’u vijmë në ndihmë qytetarëve dhe për t’ju ardhur në ndihmë atyre individëve që kanë bërë gabime njerëzore. Ne presim që brenda sallës së Kuvendit, ka edhe parti të tjerë nuk është vetëm Rithemelimi apo partia zyrtare. Por gjithashtu presim që edhe deputetë që nuk marrin urdhra politikë t’i bashkohen votës për të kaluar amnistinë. Shpresoj dhe kam bindjen që në seancën tjetër të mbyllet”, përfundoi ai.
/abcnews.al/