Amnistia, opozita pazar ditën e protestës/ Alibeaj e pengon, PS: Shihemi në seancë. Propozimi i Nallbatit, pranohet nga shumica

schedule15:17 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:17 - 20 Shkurt, 2024

Socialistët i dhanë dorën e fundit amnistisë penale në Komisionin e Ligjeve, duke pranuar edhe propozimet e demokratit Alibeaj, që të falen edhe protestuesit e opozitës të cilët ndër vite janë dënuar ose janë ende nën gjykim.

Por qeveria nuk pranoi të amnistojë disa protestues të dhunshëm.

Përjashtimi i këtyre rasteve, shkaktoi pakënaqësi tek Alibeja, i cili u largua nga mbledhja.

Komisioni e miratoi amnistinë duke pranuar edhe një propozim të deputetit tjetër të opozitës, Bledion Nallbati.

Të enjten Kuvendi është në provën e 84 votave. PS-së i duhen  të paktën 4 vota nga opozita, dhe seanca do të jetë testuese për mazhorancën dhe pakicën parlamentare.

Sipas këtij varianti do të lirohen nga burgu rreth 700 të burgosur, do të mbarojë shërbimi i provës për 2500 mijë të tjerë, dhe 1600 do të përfitojnë ulje dënimi.

Nga amnistia nuk përfitojnë zyrtarët e lartë, të dënuarit për korrupsion, krime në familje apo krime të tjera të rënda.

Të tjerëve ju ulet dënimi me 4 vjet për burrat, dhe me 5 vjet për grata.

Ju pushohet hetimi dhe gjykimi atyre që janë në ndjekje penale për vepra që dënohen me maksimumi 2 vjet burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!