Amnistia merr 110 vota pro, ligji i ri liron nga burgu 700 të dënuar

schedule19:54 - 4 Prill, 2024

schedule 19:54 - 4 Prill, 2024

Kjo votë e gjerë parlamentare do të lirojë menjëherë nga burgu 700 persona dhe do t,ju ulë dënimet 400 të tjerëve. 2700 të tjerë nuk do të jenë të detyruar të vijojnë më shërbimin e provës.

Amnistia e gjerë parlamentare do të pushojë hetimin e mbi 200 rasteve të cilat përfshijnë vepra me dënim maksimal 2 vjet. U finalizua kështu marrëveshja e partisë socialiste dhe demokratëve të rithemelimit.

Lulzim Basha edhe pse ishte pro në parim me ligjin, e votoi kundër paktin e dakordësisë Çuçi Bardhi. Në fund, Basha bojkotoi votimin dhe ligji i amnistisë mori vetëm votën kundët të Agron Shehajt dhe abstenimin e Ermonela Felajt.

110 votat pro përfshinin PS, Rithemelimin, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera të vogla, si dhe dy deputete të Bashës, të cilat nuk ju bindën kryetarit. Votë pro dha Oriola Nebiaj dhe Eralda Bano.

Gjatë shqyrtimit nen për nen, ra në sy një votë kundër dhe një abstenim i socialistëve Ermonela Felaj dhe Fatmir Xhafaj, por ato nuk ndikuan në rezultat.

Ligji i amnistisë u shoqërua me debate, sidomos për faktin se ajo ju ul dënimet deri në dy vjet, të korruptuarve.

Nga ky nen nuk do të përfitojnë zyrtarët e lartë. Lirimi i të burgosurve do të nisë pasi ligji të dekretohet nga Presidenti./abcnews.al